Lokale - eSIMy

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka vlerësuar lartë vendimin e Qeverisë Haradinaj për taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Kadaj-Bujupi ka shkruar në llogarinë e saj në facebook, se me taksën e cila zgjati tash e dy muaj, është dëshmuar që shteti vije para pushtetit, pavarësisht çmimit.

”Janë bërë më se dy muaj që prej kur Qeveria Haradinaj vendosi taksë prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ky vendim shpërfaqi e forcoi subjektivitetin dhe dinjitetin shtetëror të Republikës. Një praktikë normale që lindi pas njëzet viteve në Kosovë. Praktika e vendosjes së shtetit para pushtetit. Pavarësisht çmimit. #Taksa”, shkruan ajo,