Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kabinetet qeveritare të të dyja vendeve, do të bëjnë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kujtojmë se sot në Pejë u zhvillua mbledhja e përbashkët e dy ekzekutivëve, ku u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme midis Kosovës dhe Shqipërisë.