Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, i cili po qëndron në Uashington, për ta parë nga afër takimin e delegacioneve të Kosoëvs dhe Serbisë, përmes një shkrimi të shkurtër ka bërë të ditur se sot do të ketë marrëveshje, përcjell Gazeta Blic.

Por, Mushkolaj thotë se nuk do të ketë njohje të Pavarësisë së Kosovës.

“Ka virus. Ka marrëveshje. S’ka njohje”, ka shkruar Mushkolaj.

Pas disa orësh, do të ndodhë sërish një takim mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë takim, do të jetë prezent edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Aty pritet të nënshkruhet një marrëveshje ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Gazeta Blic do raportojë minut pas minuti për gjithçka që do të ndodhë në Shtëpinë e Bardhë.