Në moshën 56 vjeçare ndërroi jetë Lekë Zherka, gazetar dhe drejtor i disa mediave kosovare.
Lekë Zherka karrierën e gazetarit e filloi në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejtor shumëvjeçar në Kohavision (KTV), ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi në Radiotelevizionin 21 (RTV21).
Me rastin e vdekjes të Lekë Zherkës të dielën do të mbahet mbledhja komemorative në Sheshin 21 në Radiotelevizionin 21, duke filluar nga ora 11:00.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.