Një tjetër tërmet i fuqishëm tronditi këtë mesditë Shqipërinë, me magnitudë 4.9, duke shkaktuar panik te qytetarët. Lëkundja e fortë është regjistruar live edhe në studion e “News24”.
Gazetarja Nisida Tufa ishte në një lidhje live me gazetarin Kelmetn Baçi, teksa ky i fundit po raportonte nga zona e plazhit në Durrës, përkatësisht te hotel “Miramare”, i cili është rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Lëkundja e fortë është ndjerë në studio (nga minuta 3:30 në video), por edhe në zohttps://youtu.be/BiNNM1Idt_Anën ku po raportonte gazetari Baçi.
Gazetarja: Ka lëkundje të tjera tërmeti. Ka lëkundje tani.
Baçi: Ka lëkundje të forta tani, u ndje këtu në zonën e plazhit, në Durrës. Ekipi i shpëtimit vazhdon të qëndrojë aty.
Gazetarja: Ka pas përgjatë gjithë natës lëkundje të tërmetit, deri në 4.4 Rihter. Lëkundja e fundit është 5.1 i shkallës Rihter.