Lokale - eSIMy

Ishte viti 2022, kur një lajm për kryefamiljarin e tyre do trondiste familjen Krasniqi nga Shiroka e Suharekës.

Fadil Krasniqi, si më i vjetri i asaj familje, ishte diagnostikuar me kancer të fazës së parë në fshikëzën urinare.

Pas këtij lajmi, problemet shëndetësore nuk po i ndaheshin atëkohë 69-vjeçarit, raporton Kiks Kosova.

Pas shumë konsultimesh me mjekët, të birit Bekimit i ishte thënë që babanë do duhet të e operojnë.

69-vjeçari kishte edhe probleme të tjera shëndetësore, andaj në bisedim me kardiologun e anesteziologun, u dha vendim që ai assesi nuk guxon të marrë anestezion total.

Një komplikim do shfaqej gjatë operacionit, i cili zgjati 7 orë.

Urologu Fatos Shukriu, i cili po kryente operacionin, gjatë ndërhyrjes i kishte shpërthyer fshikëzën urinare pacientit Fadil Krasniqi.

Me të ndodhur ky komplikim, ata detyrohen që 69-vjeçarit të i bëjnë anestezion total në mes të operacionit.

Me krejt çka kishte ndodhur në operacion, urologu nuk e kishte njoftuar asnjëherë familjen Krasniqi.

Informatat se ai komplikim kishte ndodhur, ata i morën një ditë pas nga kolegët e urologut.

Kur i biri i Fadilit, Bekimi e ballafaqoi urologun me atë se çka kishte bërë, ai e pranoi komplikimin e ndodhur duke thënë se ndodhi pasi që babai i tij ishte kollitur gjatë operacionit.

Pas kësaj përballjeje, Bekimi për KIKS Kosovën tha se sjellja e urologut ndaj tyre ishte arrogante.

Pas atij gabimi që sipas familjes u bë nga urologu, problemet shëndetësore të Fadilit ishin të shumta.

Ndiqeni të plotë kronikën për këtë rast: