Disa mediume në Spanjë raportojnë se Paulo Dybala mund të përdoret si pjese e shkëmbimit më Paris Saint-Germainin për Neymarin.

Neymar dëshiron të largohet nga PSG që në këtë verë dhe kjo më nuk është sekret.

Por asnjë klub nuk është i gatshëm të paguajë shumën prej 222 milionë eurove, që u ble nga Barcelona.

Blaugranat janë të interesuar që ta kthejnë, por drejtori i PSG-së, Leonardo, tregoi se ata nuk janë në gjendje që ta mbyllin marrëveshjen pasi që javë më parë e blen Antoine Griezmannin nga Atletico Madridi për 120 milionë euro.


Sipas programit televiziv ‘El Chiringuito’, Neymar mund të bashkohet me Juventusin si pjesë e një shkëmbimi me Dybalan, për ta krijuar një dyshe të frikshme me Cristiano Ronaldon.

Sipas Rai Sport, babai i Neymar vetëm se është takuar me drejtorin e Juves, Fabio Paraticin në Torinio, ndërsa Mundo Deportivo shkruan se Bianconerët janë një nga opsionet kryesore për të ardhmen e Neymar.

27- vjeçari u bashkua me PSG-në në vitin 2017 për 222 milionë euro, ndërsa që atëherë ka shënuar 51 gola në 58 ndeshje. /Telegrafi/