Lokale - eSIMy

Juventusi është i gatshëm të dëgjojë ofertat në fund të sezonit për Paulo Dybalan.

Reprezentuesi argjentinasi nuk po llogaritet më në të pas mosmarrëveshjeve të shumta me trajnerin Massimilliano Allegrin.

E përditshmja italiane, “Corriere dello Sport” shkruan sot se Real Madridi dhe Manchester Unitedi janë duke vëzhguar zhvillimet nga afër dhe janë inkurajuar të bëjnë ofertat e tyre.

Bardhezinjtë po e ndjenjë se tani është koha që të bëjnë para duke e shitur sulmuesin që këtë sezon nuk ka pasur edhe shumë paraqitje të mira.

Sipas mediave italiane, kampioni në fuqi kërkon hiq më pak e as më shumë se 100 milionë euro për lirimin e futbollistit.

Gjithashtu edhe Manchester City dhe Paris Saint-Germain thuhet se janë duke kërkuar shërbimet e numrit dhjetë të Juves.

Ndryshe, 25-vjeçari për Juven në katër sezone ka shënuar 75 gola në 165 paraqitje në të gjitha garat.