Lokale - eSIMy

Thellë brenda këtyre kodrave, shtrihet një fshat i vogël – por përrallor.

Në kohën që po jetojmë, rrjetet sociale, modernizimi i teknologjisë janë më të pranishme se kurrë.

Është e vështirë të mendohet jeta pa to.

Por, ka edhe vende që janë të paprekura nga bota plot zhurmë e teknologjisë. Siç është fshati Reçicë. Krejtësisht pa valë, e pa internet.

Dikur në këtë fshat kishte më shumë popullsi. Një i ri nga ky fshat tregon si është jetesa në këtë vend.

“Unë vij këtu se e kam një biznes. Jetesa në këtë fshat nuk është edhe aq e lehtë. Valë telefoni, internet nuk ka. Transporti është i vështirë. Gjatë vikendeve ka shumë vizitorë. Kemi shkuar një fshat më poshtë për të kryer një telefonatë”, thotë Shefki Jaha.

Më poshtë video: