Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij zyrtare.

Sipas Kosovapress Pupovci dorëheqjen e kishte dorëzuar rreth një muaj më parë, porse do të vazhdojë të ushtrojë detyrën deri në fund të vitit.

Po ashtu, bëhet e ditur se arsyeja e dorëheqjes së tij është personale.

Ndërsa për dorëheqjen e tij nuk është deklaruar MASHTI dhe nuk dihet pse dorëheqja nuk është bërë ende publike.