Lokale - eSIMy

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Podujevës nuk po gjen rehati, shkruan Llapi.info.

Pas dorëheqjeve dhe shkarkimeve, sot kërkesë për lirim nga detyra ka kërkuar edhe Florentina Osmani.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, komuna e Podujevës.

Postimi i plotë:

Me kërkesë të Drejtoreshës së Inspeksionit, Florentina Osmani, për t’u liruar nga detyra si drejtore e këtij dikasteri për shkak të angazhimeve të tjera profesionale, ajo sot është liruar nga kjo detyrë.

Kryetari Bulliqi e ka falënderuar ish drejtoreshën Osmani për punën dhe kontributin e saj për periudhën që ka udhëhequr me këtë dikaster.

Ndërsa ish drejtoresha e ka falënderuar kryetarin Bulliqi për besimin, bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojë komunën në aspektin profesional çdo herë.