Driton Lajçi, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale ka dhënë dorëheqje.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express. Ndërsa ende nuk është bërë e ditur arsyeja e dorëheqjes së tij.
Lajçi ishte intervistuar më 17 tetor 2019 nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, për pengimin e mundshëm të drejtësisë, përfshirë edhe pretendimet për shkelje të neneve të Kodit Penal të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e provave ose procedurave zyrtare dhe frikësim gjatë kryerjes së procedurës.
Lajçi ishte mbrojtur në heshtje.