Lokale - eSIMy

Ymer Llugaliu ka dhënë dorëheqje nga drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, raporton Llapi.info.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.

“Sot gjatë ditës drejtori i deritanishëm i QKMF-së, Ymer Llugaliu ka ofruar dorëheqjen nga drejtori i kësaj qendre, me arsyetimin për shkaqe personale dhe profesionale”, ka thënë Zhitia.

Llapi.info ka arritur të sigurojë edhe letrën e dorëheqjes, të cilen Llugaliu e ka dërguar tek drejtoresha e Shëndetësisë, Adelina Stublla.

“Dua të ndajë me ju mirënjohjen për punën dhe bashkëpunimin e përbashkët që kishim në kuadër të punëve dhe përgjegjësisë si drejtor i QKMF – Podujevë. Dua të ju informoj se për arsye personale jap dorëheqje nga pozita e drejtorit, pozitë të cilën e ushtrova që nga 15.12.2020 – deri më 02.11.2022”, thuhet në letrën e tij./Llapi.info