Mot i ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe me intervale me diell.
Kështu është paraparë që të mbajë moti gjatë kësaj jave, njofton Instituti Hidrometeorologjik.
Ky institut njofton se reshjet më të theksuara do të jenë ditën e hënë kurse në ditët tjera do të ketë vetëm riga të izoluara shiu dhe në territore të kufizuara.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius”, thuhet në kumtesë.
“Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”.






