Sot rreth orës 09:00 Policia e Kosovës ka shkuar për të zbatuar urdhëresën për bastisje ndaj të dyshuarit, i cili mbrëmë kishte shtënë me armë në rrugen “Asllan Pireva” në Prishtinë.
Me t’iu afruar shtëpisë së tij, Policia është përballur me rezistencë nga i dyshuari i cili ka përdorë edhe armën ne drejtim te tyre.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë njoftojnë se për te zmbrapsur sulmin dhe vene situatën ne kontroll, policia ka shtënë ne drejtim te tij, me ç’rast i dyshuari është plagosur rëndë.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detaje.






