Lokale - eSIMy

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, e ka cilësuar të tmerrshëm veprimin e Sami Lushtakut, i cili gjatë ditës së sotme shpërndau ndihma për njerëzit në nevojë në Skenderaj, bashkëngjitur me logon e PDK-së. Jashari i thotë Lushtakut, se po bën fushatë me ata që të vetmen brengë e kanë si të sigurojnë kafshatën e gojës

“E dhimbshme!. Të shfrytëzohet situata emergjente, të ndihmohen qytetarët duke u thirrë në emër të partisë, për poena politik është e ulët, e dhimbshme dhe jo njerëzore”, ka shkruar Jashari.

Jashari thotë se kjo është e pafalshme dhe këtë nuk e merituan qytetarët e komunës që ai udhëheqë.

Ai madje u ka bërë thirrje qytetarëve në Skenderaj, të mos lejojnë të manipulohen në këtë mënyrë nga politikanët.

“Bashkëluftetarët tuaj Sami nuk dhanë jetën për këtë vend që ti të luash me ndjenjat e integritetin e të varfërve, t’i imponosh atyre përkrahjen për partinë që të marrin pako ushqimore. Letra me emër të partisë që përfaqëson e vendosur në pako ushqimore tregon më së miri për qëllimin dashakeq që keni pasur për t’i ndihmuar këto familje. Edhe në këtë situatë emergjente u kujtove e zgjodhe të luash me fatin e të varfërve e të bësh fushatë me ta. E tmerrshme!”, shkruan Jashari.