Kryetar i SBAShK-ut, ka treguar se cili nga kryeministrat e Kosovës sipas tij ishte mik më i mirë me mësimdhënësit.Ai i ka vlerësuar kryeministrat e Kosovës, në bazë të takimeve që i ka zhvilluar ndër vite me ta.
“Kryeministri Thaqi- virtyti i tij ka qenë se atë që e ka thënë, e ka bërë dhe ka insistuar vazhdimisht që pagat në arsim dhe jo vetëm të ngriten…Jo vetëm unë, por edhe mësimdhënësit e tjerë e respektojnë për këtë. Kam momente të shkëlqyera me Isa Mustafën, por ishte dorështrënguar, ishte ekspert i ekonomisë, e kishim të vështirë me të…Kryeministri Haradinaj – nuk e kemi pasë mirë, por është përmbajte në medie…por asnjëherë nuk e ka mbyllë takimin me ne…Haradinaj ka qenë tepër emocional…Kryeministri Hoti është njeri i përkryer, njeri i qetë, dhe i kërkoj falje nëse e kam thënë ndonjë fjalë në takimet me të”, ka thënë Jasharaj.