Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se orët e humbura të mësimit gjatë grevës që zgjati pesë javë nuk do të kompensohen.

Madje, ai i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që të mos dalë me deklarata kërcënuese.

“Sa i takon orëve të humbura me Kontratën Kolektive që e kemi nënshkruar me Ministrinë e Arsimit thuhet qartë se orët e humbura në grevë nuk do të mbahen. Unë uroj që MAShT-i të mos dalë me deklarata kërcënuese, mbase ne do t’i relaksojmë marrëdhëniet dhe sa i takon SBAShK-ut do të bëjmë këtë. Të ulemi bashkë dhe të bisedojmë, sepse atje thotë se kjo në kontratë i jep hapësirë marrëveshjes mes dy palëve”.

“Uroj që qeveria mos ta shohë këtë si fitore ndaj sindikatave. Uroj që nga e hëna qeveria të dëshmojë se është për dialog dhe që të mos nxisë çështje të tjera”, u shpreh ai.