James Rodriguez këmbëngul që është i koncentruar vetëm në Bayern Munich deri në fund të skadimit të marrëveshjes së huazimit.
Kolumbiani e ka ripërsëritur këtë pas raportimeve që e lidhnin atë me klube të tjera, shkruan Bild, transmeton Klan Kosova.
Raportimet e fundit thonë se ai nuk i ka raportet mirë me trajnerin Niko Kovaq, për çka do të mund të shihte mundësi të tjera.
“Ne të dy jemi profesionist. Kemi marrëdhënie normale lojtar-trajner. Do të rri urtë dhe të ushtrojë shumë”, ka thënë James.
“Kam katër muaj në kontratë dhe në kokë e kam vetëm Bayernin”.
James ka qenë i lidhur me një kalim në Arsenal dhe në Serie A te Juventus.






