Në hapje të “Javës së Egjiptasve” është mbajtur protestë paqësore me qëllim të adresimit të kërkesave për institucionet shtetërore në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për këtë komunitet.

Smajl Dema organizator i kësaj proteste tha se kërkojnë të drejtat e tyre duke shtuar se të gjithë janë të njëjtë dhe se shqiptarët janë pakicë diku tjetër ashtu si komuniteti egjiptian në Kosovë.

Me parulla “Meritojmë të jetojmë dinjitetshëm”, “Duam të jetojmë të barabartë stop diskriminimit”, “Ngjyra ime ka vlerë është dhuratë nga Zoti”, ata kanë kërkuar nga institucionet që t’i trajtojnë të barabartë me të gjithë.Smajl Demaj, aktivist në këtë organizim, tha se gjatë një viti diskriminohen e më 24 qershor shënojnë ditën e tyre, raporton EO.