Lokale - eSIMy

Deri në orën 15:00 në Komunën e Podujevës kanë votuar 26, 78 % e qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote, njofton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar KQZ pas rezultateve preliminare të cilat janë mbledhur deri në ora 15:00.

Sipas këtij komisioni duke u bazuar në përqindjen e votuesve, i bie se 22 mijë e 43 persona kanë votuar në të gjitha qendrat e votimit në këtë komunë.

Deri në ora 11:00 e mëngjesit për të votuar kanë dalë rreth 8%./Llapi.info