Lokale - eSIMy

Vetëm njëri nga katër kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Podujeva  për pozitën e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës,  ka arritur të fitojë këtë post, shkruan Llapi.info.

Saranda Bogujevci është e përzgjedhura e qytetarëve të Kosovës me 5 mijë e 858 vota, teksa kandidati tjetër nga kjo parti, Ajet Potera është i votuari i dytë me 5 mijë e 780 vota.

Ndërsa kryetari i VV-së, dega në Podujeve, Bajram Ajeti ka marrë 3 mijë e 380 vota, përderisa më pak e votuar ka qenë Shemsie Vokrri me 1mijë e 700 vota.

Kujtojmë se VV në zgjedhjet e fundit parlamentare është renditur e dyta në Komunën e Podujevës me 32.73% të votave, me 7% më pak se sa LDK, e cila është e renditur e para. /Llapi.info.