Komuna e Podujevës ka publikuar emrat e të pranuarve në konkurset e fundit të Drejtorisë së Shëndetësisë, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimeve, dy persona janë pranuar për pozitën Teknik Laborant, kurse një tjetër për pozitën Teknik i Rëntgenit.
Për pozitën e parë janë pranuar Valmirë Macastena dhe Bleona Mehmeti, kurse për të dytin është pranuar Blerina Behrami – Hyseni.
Në njoftim është bërë e ditur se kandidatët e pakënaqur me rezultatin kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh, nga dita e publikimit të këtij vendimi.
Ankesa i drejtohet Komisionit të Ankesave./Llapi.info
.






