Lokale - eSIMy

Sheshi kryesor i Podujevës, kishte sonte për mysafirë mbi 1 mijë persona, shkruan Llapi.info.

Aty bënë iftar llapjanë nga anë të ndryshme të Llapit e Gollakut.

Mysafirë ishin figura të njohura publike nga Podujeva, hoxhollarë, sportistë dhe personalitete nga profesione të ndryshme.

Ky iftar u organizua nga “Iniciativa Humanitare Llapi”, e cila i mbuloi të gjitha shpenzimet e këtij iftari.

Kjo iniciativë ka realizuar aktivitete të ndryshme në këtë muaj të Ramazanit, si iftare dhe aksione për t’i ndihmuar familjet në nevojë.

/Llapi.info

VIDEO