Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim drejtorin e Doganës, Agron Llugaliun, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se kanë folur për ndërtimin e Terminalit Doganor në Podujevë, i cili, sipas Bulliqit, nis vitin tjetër.
Postimi i plotë:
Sot me drejtorë komunalë kemi zhvilluar takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit diskutuam për tema të ndryshme, me theks të veçantë folëm për terminalin e ri doganor, i cili pritet të ndërtohet në Komunën e Podujevës gjatë vitit të ardhshëm.
Ne shprehëm gatishmërinë që si insitucione lokale t’ju ofrojmë në shfrytëzim një parcelë Doganës së Kosovës për ndërtimin e terminalit të ri doganor në Podujevë. Me ndërtimin e terminalit do të lehtësohet puna e bizneseve lokale dhe e qytetarëve për zhdoganim e mallrave të cilat vijnë nga jashtë.






