Kosova planifikon të paraqesë zyrtarisht një aplikim për t’u bashkuar me BE gjatë ditëve në vijim – një përpjekje për t’u treguar kryeqyteteve evropiane se është serioze për reformat dhe për t’iu afruar bllokut.
“Ne jemi të gatshëm ta vendosim Kosovën në trajektoren e re”, tha në një intervistë për Politico, Besnik Bislimi, zëvendësministri i parë i Kosovës i ngarkuar për integrimet evropiane.
Megjithatë, procesi i pranimit në BE është jashtëzakonisht i gjerë, duke kërkuar vite ndryshimet rregullatore, si dhe reforma ekonomike dhe gjyqësore.
Dhe rasti i Kosovës është veçanërisht i ngarkuar për BE-në. Pesë anëtare të BE-së, Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës






