Punimet për ndërtimin e urës, e cila mundëson lidhjen e rrugës nga perëndimi i lumit Llap me qendrën e qytetit, po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar.

Kështu ka shkruar i pari i komunës së Podujevës, Agim Veliu në rrjetin social Facebook ku ka thënë se ky projekt  shënon edhe fillimin e realizimit të projektit për unazën e qytetit, njofton Llapi.info.

“Punimet për ndërtimin e urës së re mbi lumin Llap, po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar.
Ndërtimi i urës shënon fillimin e realizimit të projektit për unazën e qytetit, kurse në të njëjtën kohë në këtë pjesë të qytetit po bëhet ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për të vazhduar me ndërtimin e rrugës afër lumit Llap”, ka shkruar Veliu.

Kujtojmë se gurthemeli i kësaj ure është vendosur më 11 nëntor të vitit të kaluar./Llapi.info