Gjergj Dedaj tashmë zyrtarisht mban postin e ambasadorit të Kosovës në Maqedoni.

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka nënshkruar dekretin për misionin diplomatik të Dedajt në Shkup.

Dedaj pohoi këtë lajm, duke thënë se prioritet i tij do të jetë thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, transmeton kp .

Pak kohë më parë, Dedaj u përfshi në një debat të ashpër me komunitetin turk në Kosovë pas një deklarate që kishte bërë kundër shtetit turk, por edhe kundër Serbisë. Pas kësaj pati kundërshtime nga turqit në Shkup për emërimin e tij ambasador.