Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se shpreson që liberalizimi i vizave për kosovarët do të bëhet shpejt realitet.
Ambasadori Italian ka shkruar në Twitter se kryeministri italian, Giuseppe Conte, në Samitin e Zagrebit, që u mbajt të mërkurën, i ka bërë thirrje BE-së që të tregojë lidership politik për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne shpresojmë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës së shpejti të bëhet realitet. Në Samitin e Zagrebit, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ripërsëriti “vizioni evropian duhet të drejtojë lidership politik në Ballkanin Perëndimor dhe në dialogun e ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajcak”, ka shkruar ambasadori i Italisë.