Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 23660, që do të thotë janë 433 viktima në 24 orët e fundit.
Rastet të reja janë 3047 duke e çuar në 178972 numrin total i të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 47055, 2128 më shumë se dje, ndërsa 2635 janë në gjendje kritike 98 më pak se dje.
Numri i rasteve aktive është 108257 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 156884./tch