Italia, Gjermania, Franca dhe Holanda kanë nënshkruar kontratë me “Astrazenecan” për të furnizuar evropianët me vaksinë kundër koronavirusit, ka bërë të ditur ministri italian i Shëndetësisë të shtunën.

Kontrata vlen për 400 milionë doza të vaksinës, e cila u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit dhe që ka avancuar në fazën e eksperimentimit e pritet të përfundojë në vjeshtë, ka thënë Roberto Speranza në një postim në Facebook, shkruan “Reuters”.

Ai ka shtuar se kontingjenti i parë i vaksinës mund të jetë në dispozicion kah fundi i vitit.

Komisioni Evropian ka marrë mandat nga qeveritë e Bashkimit Evropian të premten për të negociuar blerjen e vaksinave premtuese kundër koronavirusit.