Italia ka publikuar bilancin e fundit sa i përket koronavirusit. Ndonëse numri i viktimave ka pasur një ulje shumë të vogël me vetëm 24 nga dje ku numri ishte 578, ajo që ka më shumë rëndësi është numri i të prekurve të rinj i cili është 2667.
Ditën e djeshme ishte 2972 dhe kjo është dita e katërt radhazi që është në ulje. Ulje ka pasur edhe numri i personave në terapi intensive që është 107 më pak se dje.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 21645, numri i të shëruarve në 38092 ndërsa i personave në terapi intensive 3079./Topchannel