Lokale - eSIMy

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish-luftëtari i UÇK-së, Isuf Gashi nga Komuna e Rahovecit.

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është Isuf Gashi, ish-luftëtari i UÇK-së nga Komuna e Rahovecit.

Ky lajm është konfirmuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Rahovec.

Sipas njoftimit, Isuf Gashi do të intervistohet nesër, mirëpo nuk është bër e ditur se në çfarë cilësie është ftuar nga Specialja.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale ne komunën e Rahovecit është Isuf Gashi-Baca i cili do te intevistohet nesër me: 20.02.2019

Isuf Gashi ishte ushtar i celulave te para të UÇK-së, njeri ndër themeluesit e Shtabit Regjional ne Drenoc të Rahovecit ku si rrjedhojë u formua edhe Brig.124,,Gani Paçarizi ” e më vonë edhe Zona Operative e Pashtrikut.

Është invalid i luftës i cili u plagos rëndë ne vitin 1998. Jemi të sigurt qê ky do ti mbroj vlerat e luftës së UÇK-së në mënyrë dinjitoze dhe do ti ngrit vlerat e kësaj lufte edhe mê lartë!

Respekt për bashkëluftëtarin Isuf Gashi dhe gjithë luftëtarët e lirisë!.