Lokale - eSIMy

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar në fjalimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani për të dhënat që dha lidhur me furnizimet gjatë kohës së pandemisë.

Ismaili foli për testet e dhuruara nga Serbia.

“Testet kanë ardhur në gepek, jo në bagazh, se s’kanë ardhur nga Shqipëria, por nga Serbia. Kanë hy brenda me njerëz të Gjuriqit, nuk i ka pritur askush, i kanë çu në Institut kontrabandë dhe nuk i ka përdor Instituti. Ky është realiteti, mos e amnistoni shkeljen e ligjit me një gjysmë të vërtetë. Donacionet të cilat kanë ardhur, kanë ardhur në bazë të ligjeve dhe iu kanë parashtruar të gjitha kërkesave të Republikës”, tha Ismaili.

E në reagimin e saj, Osmani tha se donacioni i Serbisë, për të mbetët i papranueshëm.

“Nuk e arsyetoj mënyrën se s’i kanë hyrë, është punë e Komisionit Hetimor, nuk e thash këtë, për mua donacioni nga Serbia, s’ka arsyetim. Por unë këtë qëndrim politik e dhashë, që kjo letër më ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, ashtu siç jam informuar unë, edhe juve do t’ua përcjell”, tha Osmani.