Lokale - eSIMy

Shpesh shohim video virale nëpër botë, ku njerëzit bëhen sebep për rikthim në jetë të shumë kafshëve, e që pastaj ata përkujdesen për to, duke i ushqyer dhe strehuar, raporton Llapi.info.

Njerzillaku i treguar nga ana e tyre, merr përveçse vëmendje, nganjëherë edhe çmime dhe mirënjohje të ndryshme ndërkombëtare.

E një veprim të tillë e ka bërë ditëve të fundit edhe një llapjan, saktësisht në Podujevë.
Sahit Qerimi, i cili me profesion është trajner i sportit të karates, ka gjetur një këlysh në rrugët e fshatit Shakovicë.

DUKE KLIKUAR KËTU MUND TA SHIKONI VIDEON

Gjendja e këlyshit në momentin kur gjendet nga Sahiti ishte e rëndë, pasi që ishte goditur nga vetura.

Mirëpo, përkushtimi i Sahitit për ta ndihmuar, u bë sebep që klyshi të mbijetonte.

Sahit Qerimi, në një bisedë për Llapi.info, ka treguar gjithë ngjarjen, duke sjellur edhe video të momentit, teksa ka bërë të ditur se gjendja e klyshit tashmë është e mirë.

DUKE KLIKUAR KËTU MUND TA SHIKONI VIDEON