Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka zbuluar prapaskenat e largimit të trajnerit Zinedine Zidane nga stoli i Los Blancos në përfundim të sezonit të kaluar.
Calderon i ka zbuluar faktorët e largimit të Zidane vetëm disa ditë pasi ia fitoi Real Madridit titullin e tretë më radhë në Ligën e Kampionëve në finale ndaj Liverpoolit në Kiev, transmeton Gazeta Express.

Calcerdon, i cili ishte president i Madridit nga viti 2006 deri më 2009, iu referua dallimeve mes trajnerit francez dhe presidentit aktual Florentino Perez, të cilat ishin ngritur kur dyshja ishte ulur për të biseduar për situatën në klub.

“Zidane këmbënguli që të mbahej Cristiano dhe të shitej Bale”, tha Calderon.

Në fakt, Perezi bëri të kundërtën e asaj që Zidane i kishte kërkuar. Zidane dëshironte fuqi vendimmarrëse kur bëhej fjalë për blerjen dhe shitjen e lojtarëve, por kërkesat e tij nuk ishin takua. Si pasojë, francezi vendosi të largohet.

“Dhe ai kishte të drejtë”, tha Calderon për vendimin e Zidane.

Pak pas largimit të Zidane, Cristiano Ronaldo e braktisi klubin për Juventusin, duke e lënë uellsianin Bale si lojtarin kryesor në klub. Prej tij u prit ta marrë rolin e liderit në mungesë të Ronaldos, por deri tani ai vetëm se është kritikuar se ka dështuar.