Lokale - eSIMy

Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, sot iu është bashkuar një anëtar i ri, njofton Llapi.info

Ish-oficeri i lartë i UÇK-së, Ismet Ibishi, është anëtari më i ri i këtij subjekti politik.

“Sot, në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, u anëtarësua z. Ismet Ibishi. Ai ka mbaruar Shkollën Ushtarake Aeronautiko-Teknike në Sarajevë, nga viti 1978-1991 ishte oficer i aviacionit me detyrë të Komandantit në njësinë e sistemeve të rënda raketore në Postojnë dhe Vrhnikë (Republika e Sllovenisë), nga viti 1992 deri në vitin 1998 kur filloi lufta në Kosovë ka qenë koordinator për oficerët dhe nënoficerët e diasporës së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Dukagjinit dhe të Llapit, kurse pas luftës ka vepruar si shef i personelit në ZOLL, në kuadër të TMK-se, nga viti 2011-2014 ka qene zv. Ministër në Ministrin e Punëve të Brendshme, gjatë viteve 1992-1998 ka udhëheq një biznes në Republikën e Sllovenisë , Z. Ibishi ka lindur ne Kalaticë të Besianës, kurse tani jeton dhe vepron ne Prishtinë. Ai ka të publikuara mbi 30 projekte të fushës së sigurisë në kuadër të UÇK-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme te Kosovës”, thuhet në komunikatën e VV-së./Llapi.info

Image may contain: 2 people, suit

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and text