Ish-ministri i Infrastrukturës nga rradhët e LDK-së, Lutfi Zharku ka ka postuar një fotografi të djalit të tij i cili punon në sektorin e ndërtimtarisë.
E veçanta e kësaj sipas Zharkut është se i biri i tij e ka të kryer fakultetin ekonomik si student i shkëlqyer, por prodhon beton.
Zharku thotë se edhe i biri i tij, si çdo i ri tjetër në Kosovë po e përjeton atë se sa vështirë fitohet rroga.
Postimi i Zharkut:
Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkëlqyeshëm por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështire fitohet rroga. Po e ndërton personalitetin e një të riu punëtor dhe të ndershëm që të jetojë prej punës se vet. Edhe sot nuk ka pushim.





