Ish-konsulli i shkarkuar Gramos Begolli e ka quajtur hakmarrje vendimin e MPJ-së për shkarkimin e tij nga pozita e konsullit të Përgjithshëm në Konsullatën e Kosovës në Hamburg, raporton Kanal10.
Begolli i cili ishte staf politik në konsulatën e Kosovës në Hamburg, u shkarkua me vendim të MPJ-së vitin e kaluar bashkë edhe me një pjesë tjetër të stafit.
“Ishte vendim i ngutshëm i ministrës Gërvalla. Si metodë e hakmarrjes e ka bërë në këtë mënyrë. Unë kam pasur vendim me u kthyer me 31 mars, e pastaj skandalit të shkaktuar nga Gërvalla me rastin e festës së pavarësisë në Hamburg, ajo nuk ka respektuar rregullat e shtetit mikpritës. Ajo ka ardhur me persona të padëshiruar dhe të paftuar. Ajo nuk e ka njoftuar askënd. Ministrja e Punëve të Jashtme nuk mund të udhëtoj në një shtet sic është Gjermania pa asnjë paralajmërim”, ka thënë Begolli në Info10 në Kanal10.
Më poshtë mund ta ndiçni intervistën e plotë me Begollin. /Kanal10






