Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, në një lidhje direkte në t7 është deklaruar lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës tha se “sheh rrezik që Serbia të nxisë një konflikt të ri” në këtë pjesë të Kosovës.

Kastrati poashtu tha që qëllimi i Serbisë është që ta ndajnë pjesën veriore dhe ta bashkangjisin me Serbinë.

“Qëllimi eshtë që ta ndajë pjesën veriore dhe ta bashkangjis me Serbinë. Beogradit nuk i intereson se çka bëhet me pjesën tjetër. Unë mendoj që NATO dhe presioni diplomatik do të duhet që të bëjnë presion të Beogradi. Unë personalisht si ushtarak shoh rrezik që Serbia mund të shkojë tutje, të nxisë dhe të provokohë një konflikt të ri në atë pjesë të Kosovës”, tha Kastrati.

Në orët e vona të së dielës qytetarët serbë kanë vendosur që të bllokojnë disa rrugë në drejtim të pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak, të cilat më pas u mbyllën për qarkullim.