Rashit Qalaj është sistemuar në pozitën e këshilltarit të shefit të Policisë në rajonin e Prishtinës, pas shkarkimit nga pozita drejtor i Policisë së Kosovës, bëjnë të ditura burime të KOHËS.

Qalaj nga pozita e drejtorit të përgjithshëm në Policinë e Kosovës, është caktuar në një nga pozitat me jovendimmarrëse në këtë institucion

Policia e Kosovës ka për obligim të sistemojë ish-drejtorët në pozita të tjera pas largimit apo përfundimit të mandatit të tyre si udhëheqës në Polici, bazuar në një udhëzim administrativ të brendshëm të PK-së.