Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka goditur politikanët e Kosovës për deklaraimin e pasurisë. Thotë se ata kanë gënjyer për pasurinë sepse sipas tij për aq sa kanë deklaruar u kushton një pushim veror ose dimëror.
Kelmendi tallet me ata që deklaruan se kanë borxhe përderisa thekson se si pasojë e kësaj klase udhëheqëse Kosova nuk ka ende liberalizim.
Postimi i plotë i tij:
Vetëm një pushim veror apo dimëror kushton sa pasuria që kanë deklaruar politikanët e Kosovës.
Këto ditë në media është raportuar për deklarimet e pasurisë të disa politikanëve të Kosovës.
Ajo që bie në sy është se pjesa dërrmuese e tyre kanë marrë borgje, një pjesë e tyre ka pasuri në emër të bashkëshorteve të tyre, e disa janë duke jetuar dhe të varrur nga paga e tyre.
Por e vërteta është ndryshe, të gjithë e dijnë të vërtetën.
Edhe njerëzit, edhe shpezët në qiell edhe kafshët në tokë e dijnë se këta politikanë po gënjejnë.
Vetëm një pushim i tyre veror apo dimëror kushton sa pasuria që kanë deklaruar.
Agjensioni Kundërkorrupsion nuk ka as forcë dhe as mekanizëm ta zbuloj pasurinë multimilionëshe të politikanëve.
Këtë më së miri e dijnë biznesmenët dhe afaristët e ndryshëm që bashkëpunojnë me këta politikan.
Këta politikan janë pengesa kryesore e mosliberalizimit të vizave.
Edhe SHBA-ja edhe BE-ja i njohin milionerët e politikës kosovare.
Por këta milionerë politikanë e gënjejnë edhe popullin, edhe shtetin e Kosovës edhe SHBA-në edhe BE-në.
Kosova do të frymoj lirshëm kur do të sundoj drejtësia në këtë vend.
Drejtësia do të vijë një ditë.
“Çdo gjë këputet prej së holli, por zullumi këputet prej së trashi”.