Mesfushori i Real Madridit, Isco, raportohet se ka marrë mesazh nga klubi që të humbë peshë në mënyrë që të gjejë vend në ekipin e parë të “Mbretërve”.

Spanjolli shkëlqeu së fundmi me madrilenët, por ai u detyrua të operohej në shtator dhe akoma s’ka marrë tërësisht veten.

Spanjolli ka pasur pesë paraqitje që nga kthimi në fund të tetorit, por sipas “OKDario”, lojtari po kritikohet nga stafi dhe bashkëlojtarët.

“Situata e Iscos është e paqëndrueshme. Ai nuk është më i preferuari i trajnerit ose dhomës së zhveshjes. Ka pasur fjalë sepse ai është akoma mbipeshë”, thuhet në raportim.