Lokale - eSIMy

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv për koronavirus, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Mustafa në një postim në Facebook, i cili ka thënë se ndihet vetëm i plogësht.

“Të nderuar miq Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM”, ka shkruar ai./Llapi.info