Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka ftuar kryetarët e degëve nga partia të cilën ai e udhëheq, në një takim të mbyllur, me ç’rast ka kritikuar mënyrën e dialogimit të Presidentit Hashim Thaçi më homologun e tij Aleksandar Vuçiq.
“Ne e kemi përcjellë me vëmendje edhe takimin e fundit të midis Presidentit Thaçi dhe Presidentin Vuçiq në Bruksel”.
Sipas tij është absurde që të ulesh për dialog me Serbinë në Bruksel, përderisa ajo vazhdimisht punon kundër Kosovës.
“Ne si LDK kemi insistuar dhe vazhdojmë të insistojmë se askush nuk mund ta përfaqësoje Kosovën pa mandat të Kuvendin të Kosovës”.
Mustafa deklaron se është absurde që të ulesh me Serbinë për dialog në Bruksel, përderisa ajo punon kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës”.
“Nuk mund të ulesh dhe të bisedosh për normalizim të marrëdhënieve me një vend i cili tenton që ta shpërbëj këtë pavarësi e cila është njohur nga 115 shtete”.
“Si LDK vlerësojmë se nuk është Vuçiqi ai i cili duhet të vë kushte për dialogun, apo se çfarë duhet të ndryshoj Kosova në qëndrimet e saj”.
“Por është Kosova e cila duhet të kërkoj që të mos vazhdoj dialogu, përderisa Serbia nuk e ndërpret fushatën e saj që po zhvillon kundër njohjeve të Kosovës”.