Lokale - eSIMy

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka thënë se edhe ndaj tij ishte planifikuar atentat gjatë kohës sa ai kishte qeverisur me vendin.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Mustafa për Gazetën Online Reporteri.net derisa ka thënë se ai kishte vepruar konform udhëzimeve të organeve kompetente, pasi atë periudhë kishte pasur shumë kërcënime e veprime për atentate.

“Qëndron në tërësi deklarata z.Besnik Berisha. Ka pasur kërcënim për atentat, për të cilën lëndë kanë punuar organet e drejtësisë. Ne jemi sjellë konform udhëzimeve të organeve kompetente. Në atë periudhë ka pasur shumë dhunë, kërcënime e veprime për atentate”, tha Mustafa për Reporteri.net.

Gjatë ditë së sotme u konfirmua se planifikime për atentate ka pasur në vitin 2021 për Kryeministrin Albin Kurti, deputetin e PDK-së, Xhavit Halitin, si dhe ish-ushtarin e UÇK-së, Ismet Haxha.