Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se Forca Ajrore është duke sulmuar aktualisht objektiva ushtarake në Teheran, paralelisht me aktivitetin e ndërceptimit të raketave të lëshuara nga Irani.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë identifikuar se raketa janë lëshuar së fundmi nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit.

“Sistemet e mbrojtjes janë duke punuar për të ndërceptuar kërcënimin. Duhet të hyni menjëherë në zonat e mbrojtura sapo të merrni alarmimin dhe të qëndroni aty deri në një njoftim tjetër.

“Dalja nga zona e mbrojtur lejohet vetëm pas marrjes së udhëzimeve të qarta; duhet të vazhdoni të veproni sipas udhëzimeve të Komandës së Mbrojtjes Civile.” – thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite.