Pesë persona të jenë vrarë në pjesën qendrore të Izraelit nga sulmet e Iranit gjatë natës së kaluar, ka njoftuar shërbimi emergjent kombëtar i Izraelit.

Fillimisht u raportua për katër të vrarë: dy gra dhe dy burra në të shtatëdhjetat, raporton televizioni BBC. Megjithatë, Magen David Adom nga shërbimi emergjent njoftoi më pas se edhe një person ishte vrarë.

Shërbimi emergjent tha se kishte evakuuar 92 persona të lënduar, përfshirë një grua 30-vjeçare në gjendje serioze me lëndime në fytyrë, gjashtë të tjerë me lëndime mesatare dhe 85 me lëndime të lehta.

Shpërthime u dëgjuan në disa qytete, përfshirë Tel-Avivin dhe Haifan, ku 30 persona u lënduan.

Sulmet e Iranit ndodhën pak kohë pasi Izraeli kreu sulme ndaj qendrave të raketave tokë – tokë në Iran dhe e vrau shefin e njësitit të inteligjencës në ushtrinë iraniane.