Loja e “trotinetave” mori mendjen e të gjithëve – derisa disa mendonin se njëmend po bëhej fjalë për disa trotinetë, të tjerët po investonin mijëra dollarë që të nxjerrin miliona.
As tiranasit nuk i shpëtuan kësaj skeme mashtrimi – emri i përveçëm i kompanisë i cili tashmë dihet se është mbyllur nga MINT, “Pulse Glide Limited”.
Në një intervistë për Kiks Kosovën, një qytetar nga Tirana ka thënë se investoi plotë 3 mijë dollarë – të cilat tash i bie se i humbi në tërësi.
Të gjitha këto para, “Pulse Glide” arriti t’i marrë me premtimin se do t’i bëjë investitorë këta persona të cilët po fusnin para pa mbarim.
Investimi i këtij të riu nga Tirana filloi nga prilli i vitit 2024 dhe me vetëm 70 dollarë, e deri në vitin 2025, kur arriti që investimi i tij të prekte milionin e tretë.
Në kushte anonimiteti, tiranasi ka thënë se kjo skemë ishte mirë e menduar dhe nuk është se në fillim nuk kishte fituar.
Në rrëfimin e tij, tiranasi tregoi për një menaxher i grupit të Telegramit, i cili nën emrin Pgl 165 dhe 005, me emrin Roko, i kishte bërë presion të vazhdueshëm që të rriste shumën e investuar e të anëtarësonte persona tjerë.
Kur tiranasi kishte plotësuar kushtet, në muajin maj të këtij viti, në formë shpërblimi iu dha edhe një ofertë.
Sipas tij, një ofertë vështirë e refuzueshme, e që sipas tij bëri që përfitimet e tij në PGL të arrijnë miliona dollarë.
Mirëpo, e gjithë hilja ishte që të fusnin tiranasin në gropën e investimit, të prekte milionat, dhe ta nxjerrin nga grupi.
Deri në 40 milionë dollarë shkonte mesatarja e përfitimeve të përgjithshme që menaxheri me pseudonimin Roko në kompaninë “Pulse Glide” arrinte t’ua merrte shqiptarëve.