Interi ka arkëtuar pikë të plota në takimin kundër Hellas Veronas (1-0) të zhvilluar në stadiumin Giuseppe Meazza.

Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi, ashtu që rezultati mbeti i paprekur. Përmendim shanset e Achraf Hakimi në njërën anë dhe Daniel Bessa në anën tjetër, të cilët nuk u shfrytëzuan.

Në gjysmën e dytë u shtuan përpjekjet për ta zhbllokuar rezultatin dhe kjo ndodhi në minutën e 76-të nga Nerazzurrët.

(Foto: Twitter/Inter)

Hakimi e gjeti për mrekulli Matteo Darmianin, i cili krijoi hapësirën e nevojshme dhe realizoi.

Falë kësaj fitoreje, Interi ka 13 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Milan (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar), kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar.